Politika e Privatësisë
E përditësuar lajmërim: 13 Qershor 2026
Mirëseerdhët në d Studio (më tej referuar si “ne”, “neve” ose “Agjencia”). Ne vlerësojmë maksimalisht privatësinë tuaj dhe jemi të përkushtuar të mbrojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale” në Republikën e Shqipërisë dhe Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e Të Dhënave (GDPR).
Kjo Politikë Privatësie shpjegon se si ne mbledhim, përdorim, përpunojmë dhe mbrojmë të dhënat tuaja kur vizitoni faqen tonë të internetit dhe kur përdorni shërbimet tona.
1. Të Dhënat që Ne Mbledhim
Ne mbledhim vetëm të dhënat që ju na jepni vullnetarisht përmes formës sonë të kontaktit ose formularëve të tjerë në faqe:
- Të dhëna identifikuese: Emri dhe mbiemri juaj.
- Të dhëna kontakti: Adresa e email-it (p.sh. email-i juaj zyrtar ose personal).
- Të dhëna biznesi: Emri i kompanisë suaj dhe linku i website-it aktual (nëse ka).
- Të dhëna teknike (Cookies): Adresa IP, lloji i shfletuesit (browser) dhe sjellja e navigimit në faqe përmes mjeteve analitike (si Google Analytics), me qëllim përmirësimin e eksperiencës së përdoruesit.
2. Si i Përdorim Të Dhënat Tuaja
Ne i përdorim të dhënat e mbledhura ekskluzivisht për qëllime biznesi të ligjshme, duke përfshirë:
- Për t’ju përgjigjur kërkesave tuaja për shërbime (website, SEO, marketing).
- Për të vlerësuar dhe kualifikuar projektin tuaj përpara një bashkëpunimi.
- Për t’ju dërguar informacione, artikuj të blogut apo përditësime të rëndësishme (vetëm nëse keni dhënë pëlqimin tuaj për të qenë pjesë e newsletter-it tonë).
3. Ruajtja dhe Siguria e të Dhënave
Ne aplikojmë masat më të larta teknike dhe organizative të sigurisë për të mbrojtur të dhënat tuaja nga aksesi i paautorizuar, humbja apo keqpërdorimi. Faqja jonë përdor enkriptim të sigurt SSL. Të dhënat tuaja ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet e përmendura në këtë dokument.
4. Ndarja e të Dhënave me të Tretë
d Studio nuk shet, nuk jep me qira dhe nuk ndan në asnjë formë të dhënat tuaja personale me palë të treta për qëllime marketingu apo përfitimi. Të dhënat tuaja mund të ndahen vetëm nëse kjo kërkohet me ligj nga autoritetet shtetërore kompetente.
5. Të Drejtat Tuaja
Ju gëzoni të drejta të plota mbi të dhënat tuaja personale, duke përfshirë:
- Të drejtën për të kërkuar akses dhe kopje të të dhënave që ne mbajmë për ju.
- Të drejtën për të kërkuar korrigjimin e çdo të dhène të pasaktë.
- Të drejtën për të kërkuar fshirjen totale të të dhënave tuaja nga sistemet tona (“e drejta për t’u harruar”).
- Të drejtën për t’u çregjistruar në çdo kohë nga komunikimet tona të marketingut.
6. Na Kontaktoni
Për çdo pyetje, paqartësi, ose për të ushtruar të drejtat tuaja lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, mund të na kontaktoni zyrtarisht në adresën tonë të email-it:
📧 Email: [email protected]



