Shëndet Paç!
2025
PËRMBLEDHJA E PROJEKTIT
Faqja operonte nën emrin gjenerik “Këshilla Mjekësore”. Ky emër jo vetëm që e bënte të padallueshme nga dhjetëra faqe të tjera, por krijonte rreziqe të mëdha ligjore me të drejtat e autorit dhe pamundësinë për të regjistruar markën zyrtarisht. Brendit i duhej një identitet krejtësisht i ri, unik dhe i mbrojtur ligjërisht, pa humbur audiencën ekzistuese.
Çfarë bëmë ne
- Strategjia e Emërtimit (Naming & Legal Safety): Ndryshuam emrin nga “Këshilla Mjekësore” në “Shëndet Paç!”. Ky emër i ri është 100% origjinal, i mbrojtshëm nga ana ligjore, i ngrohtë dhe që krijon lidhje të menjëhershme emocionale me popullin shqiptar.
- Identitet i Ri Vizual: Ndërtuam një logo dhe një paletë ngjyrash krejtësisht të re që përputhej me emrin e ri—duke transmetuar energji pozitive, jetë dhe autoritet mjekësor.
- Strategji Tranzicioni & Përmbajtjeje: Menaxhuam kalimin e emrit në rrjetet sociale pa rënë në audiencë. Krijuam shabllone (Templates) vizuale ku informacionet e rëndësishme mjekësore u kthyen në karosele dhe video të thjeshta e të kapshme për publikun.
Rezultatet (Brenda 6 muajsh)
- Siguri Ligjore 100%: Brendi u pastrua nga çdo rrezik ligjor dhe u bë gati për t’u regjistruar si markë tregtare e mbrojtur.
- Nga Gjenerik në “Top-of-Mind”: Nga një faqe e thjeshtë këshillash, u kthye në një brend të mirëfilltë e të dallueshëm në sekondën e para në feed.
- +340% rritje në angazhimin e komunitetit (Likes, Shares, Saves) falë emrit të ri kaq miqësor dhe strategjisë së re të përmbajtjes.






