GoGreen
2026
Përmbledhja e Projektit
Nga zero prezencë online, në një urë lidhëse me tregun ndërkombëtar
GoGreen është një kompani me një strukturë të zhvilluar solide dhe volum të lartë pune në tregun lokal. Megjithatë, ata u përballën med një urgjencë biznesi: mungesa e një faqeje interneti po bëhej pengesë për bashkëpunimet me klientët ndërkombëtarë, të cilët kërkonin një pikë zyrtare referimi online për të verifikuar besueshmërinë e kompanisë.
Ekipi ynë mori përsipër sfidën për të projektuar dhe zhvilluar një prezencë dixhitale nga fillimi në fund, brenda një afati kohor rekord për t’iu përgjigjur nevojës së tyre imediate.
2. Sfidat Kryesore
- Mungesa e plotë e identitetit dixhital: Kompania kishte punë dhe strukturë, bë asnjë gjurmë në internet.
- Presioni i kohës: Klientët ndërkombëtarë po prisnin një adresë web-i për të mbyllur marrëveshjet.
- Bariera e besueshmërisë: Për tregun e huaj, nëse nuk ekziston online, nuk ekziston si biznes. Faqja duhej të rrezatonte profesionalizëm dhe siguri.
3. Zgjidhja Jonë
Ne ndërtuam një strategji të shpejtë por të detajuar, duke e zhvilluar faqen e internetit nga fillimi deri në fund.
- Dizajn Modern dhe Ekologjik: Duke u nisur nga emri GoGreen, përdorëm një paletë ngjyrash dhe strukturë që reflekton qëndrueshmërinë, pastërtinë dhe profesionalizmin.
- Arkitekturë e Qartë Informacioni: Krijuam një faqe që prezanton qartë kush është kompania, strukturën e tyre të zhvilluar dhe shërbimet ose produktet që ofrojnë.
- Fokus te Klientët Ndërkombëtarë: Faqja u optimizua për të qenë shumë-gjuhëshe dhe me forma të thjeshta kontakti e adresimi.
- Gati për çdo pajisje: Faqja u përshtat në mënyrë perfekte për telefonat celularë, tabletët dhe kompjuterët.






