Sorriso Dental
2024
PËRMBLEDHJA E PROJEKTIT
Sorriso Dental ofronte shërbime të nivelit të lartë, por nuk kishte fare uebsajt dhe identiteti vizual ekzistues nuk reflektonte standardin e tyre premium. Sfida ishte krijimi i një pranie digjitale që do t’i diferenconte menjëherë nga klinikat e tjera masive të tregut.
Çfarë bëmë ne
- Thyerja e Klisheve të Dizajnit: Shmangëm qëllimisht ngjyrat tradicionale “mjekësore” (të kaltrën/të gjelbrën) që përdor çdo klinikë. Në vend të tyre, zgjodhëm një paletë ngjyrash dhe tipografi premium, të kuruar me attention to detail, që ngjan më shumë me një brend luksi sesa me një spital.
- Uebsajt nga Zero (Custom Build): Ndërtuam një eksperiencë digjitale të personalizuar, ku çdo tranzicion, imazh dhe linjë teksti transmeton ekskluzivitet dhe mikpritje.
- Sistem Rezervimi & Transparencë: Integruam një modul elegant për rezervimin e takimeve online dhe një galeri me rezolucion të lartë për punimet estetike (Veneers / Smile Design), duke targetuar direkt klientelën që kërkon cilësi maksimale.
Rezultatet (Brenda 6 muajsh)
- Pozicionim Premium: Klinika u diferencua menjëherë në treg, duke tërhequr pacientë që synojnë trajtime estetike me vlerë të lartë (High-Ticket Clients).
- +210% rritje e kërkesave për konsultime online për estetikë dentare direkt nga uebsajti i ri.
- 100% identitet unik: Asnjë ngjashmëri vizuale me konkurrencën direkte në rajon.






